Plot një vit më parë, videot e një sherri që degradoi edhe në përplasje fizike mes Elja Zaharias dhe Princit Leka bënë bujë të jashtëzakonshme në rrjet. Për këdo do të ishte e vështirë, por kur ngjarja bëhet publike, trysnia dhe presioni bëhet edhe më i madh. I tillë ishte edhe divorci i Eljas dhe Princ Lekës, i shoqëruar më pas edhe me shumë lajme e spekulime që, pa dyshim, nuk kanë qenë të thjeshta për t’u përballuar për të dy familjet.
Për familjen Muji Zaharia, e tillë ka qenë ajo ngjarje, vërtet e pakëndshme, por ajo që i duhej Eljas ishte mbështetja e familjes.
Në një studio televizive, aktori i njohur Amos Muji Zaharia, ndau edhe përjetimin e tij për atë ngjarje, e cila u përcoll edhe me një trysni të jashtëzakonshme mediatike.