Ky është dhe momenti kur Noizy me pranga në duar po shoqërohet nga efektviët e Policisë. Siç dhe raportuam më herët reperi Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe nga të gjithë me emrin e artit, Noizy, u dorëzua në Komisariatin e Policisë së Pejës.
Ky lajm u bë me dije nga vetë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës i cili tha se paraditen e kësaj të marte, Rajku u dorëzua ku dhe më pas u vijuan me të procedurat ligjore.
“Sot rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar nga polica në Pejë”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
Në pamjet e publikuara së fundmi, Noizy shihet me pranga në duar teksa është duke lënë Komisariatin dhe po dërgohet në spitalin e Pejës për t’ iu bërë ekzaminimet.
Kujtojmë se mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.
Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperin Noizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt.
Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra./newsbomb