Shtëpia e Bardhë hedh poshtë padinë e Afrikës së Jugut në Hagë ndaj Izraelit: Është e pabazë
Pretendimet se Izraeli po kryen genocid në Gaza janë “të pabaza”.
Kështu është shprehur John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, duke shtuar se Amerika do të vazhdojë të mbështesë Izraelin në luftën e vazhdueshme me Hamasin.
Duke iu referuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kirby tha për Al Arabiya English se “nuk ka absolutisht asnjë tregues që Izraeli është i përfshirë në veprime genocidale”.
Ndërkohë, Kirby akuzoi udhëheqësin e Hamasit , Yahya al-Sinëar për fillimin e luftës, duke shtuar se palestinezët duhet të akuzojnë atë si përgjegjës rinisjen e luftës, pasi kreu sulmin në Izrael duke vrarë 1200 persona dhe rrëmbyer 240 të tjerë.