Pas vrasjes së shtetasit Bledar Dedja, 39-vjeçarit shqiptar i vrarë me thikë në 20 janar dhe i gjetur nga një kalimtar mëngjesin e 21 janarit në një pyll në Via dei Carpini në Paderno del Grappa Treviso, fshihet prostitucioni i fëmijëve.
Kjo pistë e re hetimi vjen pas arrestimit të një 17-vjeçari si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit. Raportohet se viktima, babai i dy fëmijëve ka detyruar adoleshentin të kryente marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave.
Ndërkohë në celularin e viktimës ka mesazhe që zbulojnë se kishte një dakordësi mes tij dhe 17-vjeçarit për t’u takuar ditën kur ndodhi ngjarja. I riu, dyshohet se është paraqitur në takim me thikë dhe i ka kërkuar Bledar Dedjas që t’i jepnin fund lidhjes.
Debati ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe më pas 17-vjeçari si pasojë e sherrit, ka goditur për vdekje 39-vjeçarin shqiptar me një thikë pas shpine dhe më pas është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Dedja ishte i martuar dhe disa vite më parë gruaja e tij kishte punësuar një detektiv privat pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën. Dedja bënte një jetë të dyfishtë dhe se ai përdorte shumë programet e takimeve.