Vrasja e ish-policit Santiago Malko, zbardhet dëshmia e bujshme e Ilir Selmanit: U paguan…
Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit, i cili është dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Ky i fundit ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj Leonard Dukës, Erlis Duka e të tjerëve, të akuzuar për të njëjtën ngjarje.
Para togave të zeza, Selmani këmbënguli në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë. Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.