“Shtyjeni sa të doni ne këtu na keni”/ Romeo shpërthen keq me grupin e Julit: Ne iu dhamë bukë, kurse ju…
Grupi i Julit dhe Romeos vazhdojnë edhe sot lojën me duar të lidhura me litar. Ata duhet të rezistojnë sa më shumë pasi grupi që qëndron deri në fund do të fitojë imunitet në nominimet e ditës së martë.
Por kjo lojë i ka bërë ‘armiq’ konkurrentët e dy grupeve me njëri-tjetrin. Mëngjesin e sotëm, grupi i Julit i ka bllokuar banjën atij të Romeos gjë që ka sjellë debate të shumta mes tyre.
Moderatori i revoltuar nga ky gjest tha: “Deri në darkë ne erdhëm dhe ju dhamë bukë dhe ju bllokoni banjën”, ndërsa Olsi Bylyku i cili është nga grupi i tjetër iu përgjigj: “Shtyjeni sa të doni ne këtu na keni”.
Ndërkohë kujtojmë se grupi i Ilnisës e zgjidhi litarin që mbrëmë, pasi pati debate të forta tyre. Sara dhe Meri kanë debatuar shumë ashpër me njëra-tjetrën.