Gjendet breshka-aligator në Florida, kafshon kockat e njeriut
Në Cumbria të Floridas është gjetur një breshkë e rrezikshme me një nofull mjaft të fortë sa mund të kafshojë dhe kockat e njeriut.
Breshkat-aligator janë të dallueshme falë zhguallit të tyre të ngjashme me mburojat luftarake, të cilat u japin atyre një pamje parahistorike.
Breshka e rrezikshme për kockat e njeriut u mor pranë Urswick Tarn nga këshilltari lokal Denise Chamberlain i cili e futi në një shportë dhe e çoi te një veteriner.
“Nuk e prisja që të ishte një breshkë-aligator”, tha ai.
Stafi i veterinerëve ende nuk ka zbardhur se çfarë gjinie është breshka pasi është relativisht e vogël, por i kanë vendosur një emër.
“Duket mjaft e lezetshme, kështu që vendosëm t’i japim një emër të lezetshëm. Ne i kemi vënë emrin Fluffy,” tha Dr Moule.
Breshkat-aligator janë një specie pushtuese që mund të kafshojë lehtësisht kockat dhe kanë qenë të njohura për faktin se hanin gishtat e njeriut,.