Policia shkon në “Big Brother VIP”/ Arreston banorin në kërkim
Policia ka shkuar këtë të dielë në shtëpinë e “Big Brother VIP”
dhe ka arrestuar një nga banorët, i cili rezulton si person i shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për Liam Osmanin, i cili u bë mbrëmë pjesë e këtij reality show.
Për 44-vjeçarin, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të “mashtrimit”, në maj të 2022-shit.
Osmani, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vitin 2019, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Liam Osmani është një nga banorët e rinj të “Big Brother VIP 3”, por nuk qëndroi as 24 orë në shtëpi./ CNA