U helmua me fotoksinë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari
Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi dyshohet se është helmuar me lëndë fotoksinë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ka ndërruar jetë shtetasi Hysen Lame nga fshati Kuman. Ky shtetas ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë helmimit.
Tashmë grupi hetimor është duke punuar për dokuemtimin e plotë të rrethanave të rastit.