Forcat Speciale dhe RENEA aksion blic në Vlorë, e pësojnë keq dy persona, ja çfarë gjetën në banesë
Pas ngjarjes së fundit ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në qytet me qëllim goditjen e paligjshmërisë.
Policia vendore, e mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një makinë.
Sakaq, kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të peronave që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale.