Thursday, May 9, 2024
Aktualitet

38-vjeçari në Shkodër ngacmon seksualisht një vajzë dhe tenton ta marrë me forcë në makinë

Abuzimet seksuale në Shqipëri nuk kanë fund. Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër. Ai u kallëzua nga një vajzë 19 vjeçe. Kjo e fundit thotë se ai e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij“, thuhet në njoftimin e policisë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *