Zhdukja e Ervis Martinajt, ministri Balla zbardh detaje të reja: Polumbarët e RENEA kanë kërkuar 2 muaj në det për trupin, ja pista që ka policia
Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 konfirmoi se forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle për të gjetur trupin e tij në një zonë detare në jug të Shqipërisë.
Polumbarët e RENEA, për gati dy muaj kanë kërkuar në det, tha ministri Balla. Megjithatë ai shtoi se nga kërkimet nuk ka patur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.
Pyetje: Çështja e Ervis Martinajt, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë?
Gazetari: Polumbarë të Renea kanë kërkuar në një zonë në det, pasi mendohej se trupi mund të ishte hedhur në det. Nuk është gjetur gjë, edhe pse polumbarët kanë qëndruar 6 ditë në këtë zonë.
Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.
Ministri Balla: Policia shtetit ka një pistë (për Ervis Martinaj), ka disa deklarime të disa personave që kanë njohuri dhe informacion që duhet të ndërlidhjen.