Abuzoi me 16-vjeçaren, Hasi: Nuk e detyroi njeri
Janë zbardhur një pjesë e dëshmive të kardiologut Dervish Hasi ka dhënë për hetuesit pas arrestimit që iu bë të enjten për abuzim me një adoleshente.
Bëhet e ditur se 42-vjeçari Hasi ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njëri që të qëndrojë pa dëshirën e saj. Shumicës së pyetjeve mjeku i është përgjigjur shkurtimisht me “po” ose “jo” duke mos dhënë detaje të imtësishme për rastin.
Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje dhe tre bashkëshortet e tjera të Dervish Hasit, të cilat nuk kanë preferuar që të flasin duke qëndruar në heshtje.
Vajza 16-vjeçare e përfshirë në ngjarje është tentuar po ashtu të merret në pyetje, dhe e vetmja gjë që ka deklaruar është se ka shkuar me dëshirën e saj në banesën e mjekut. Vajza pritet të merret përsëri në pyetje në orët në vijim në prani të psikologut.
Familjarët e saj kanë thënë se nuk kishin një zgjidhje tjetër, pasi Hasi e kishte bindur të renë dhe ata kishin frikë se mos e bija do të lëndonte veten.
Hasi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në të kaluarën i ka shpëtuar një atentati me eksploziv dhe ka qenë i hetuar nga SPAK si person që furnizonte me armë grupet kriminale brenda dhe jashtë vendit.