Grimerja Klea Rama, e cila ‘transformoi’ Parashevi Simakun, ka rrëfyer në një emision televiziv emocionet dhe bisedën e saj me këngëtaren e njohur shqiptare.
Grimerja ka zbuluar se Parashqevisë i pëlqeu shumë pamja e saj dhe se këngëtarja fliste me shumë nostalgji për karrierën e saj artistike. “Çdo gjë ndodhi shumë spontane,” ka thënë Klea, duke shtuar se ftesa për të grimuar Parashqevi Simakun ishte një emocion unik për të. Ajo e përshkruan këtë përvojë si diçka shumë të veçantë, pasi jo vetëm që punonte, por po kishte mundësinë të dëgjonte këngëtaren në një performancë live dhe të veçantë.
Klea ka treguar gjithashtu se Parashqevia fliste shpesh për të kaluarën e saj artistike me shumë nostalgji dhe, kur mori vesh që Klea ishte shkodrane, filloi të përmendte emra të njohur të artit nga Shkodra. Përgjigja e Parashqevisë për punën e Kleas ishte pozitive, dhe ajo shprehu se do të ishte kënaqësi të rikrijohej “look-u” i saj i dikurshëm, duke u përlotur nga emocionet. Klea theksoi se Parashqevisë iu duk sikur i ishte rikthyer pamja e saj e vjetër dhe kjo e gëzoi shumë.
‘Çdo gjë ndodhi shumë spontane. Më erdhi ftesë nga Elton Ilirjani, i cili ishte i shoqëruar nga Elvira. Emocioni ishte shumë unik. Të grimoja divën e muzikës shqiptare ishte emocion i dyfishtë për mua. Jo vetëm po punoja, por kisha kënaqësinë ta dëgjoja në një performancë ‘live’ ndryshe. Ishte diçka shumë e veçantë dhe më ka përcjellë energji shumë pozitive, ishte një zonjë që përcillte shumë pozitivitet. Ajo fliste shqip, si ti vinte më mbarë. Fliste edhe shqip edhe anglisht.
Unë di aq sa di publiku. Parashqevia fliste shumë me nostalgji për të kaluarën e saj artistike. Sapo mori vesh që isha shkodrane, filloi të më përmendte emra të njohur të artit në Shkodër. Unë përtej kësaj kam folur më tepër për punën time. Përgjigja e saj ishte… ideja është të rikrijonim ‘look-un’ që ka pasur. Mbeti shumë e kënaqur, u përlot. Iu duk sikur iu rikthyer Parashqevia e vjetër.’, u shpreh Klea Rama.