Reperi Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente mjaft të veçanta në ditën e lindjes së vajzës së tij, Poem Blu. Artisti ka postuar një album fotosh, ku shfaqet me vogëlushen e tij gjatë kohës që kanë kaluar bashkë, duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.
“Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron…”- është shkrimi që Ledri i bashkangjit fotove të ëmbla të vajzës së tij. Frazë kjo, shkëputur ndër rreshtat e këngës “Si Baba”, që ai i ka kushtuar Poem pak para se ajo të vinte në jetë.
Ky dedikim ka prekur ndjekësit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me komente dhe urime për Poem. Poem, vajza e Ledrit dhe ish partneres së tij, Sara Hoxha, tashmë është një nga fëmijët më të dashur të showbiz-it shqiptar.