I ftuar në një em8ision televiziv, mjeku i njohur Edvin Prifti, ka tregua të gjithë kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar vitet e fundit, që nga përballja me drejtësinë e deri te kërcënimi me jetën e vajzës.
Ai tha se ishte tronditur nga mesazhet kërcënuese që kishte marrë për jetën e vajzës dhe kërkoi ndihmën e të gjithëve, por e vetmja përgjigje që mori ishte: “Shko denoncoje”.
Por kardiokirurgu Prifti tregon se edhe pse e ka denoncuar rastin, familjarët e tij nuk morën urdhër mbrojtjeje.
Pjesë nga biseda:
Moderatorja: Është e vërtetë që ju kërcënuan me jetën e vajzës?
Prifti: Po është e dokumentuar.
Moderatorja: E denoncuat ju?
Prifti: Kam marrë kërcënime të tmerrshme, të turpshme. Kam komunikuar me të gjithë personalitet e asaj kohe që të më ndihmonin dhe e vetmja përgjigje që mora ishte denoncoje. Unë e denoncova. Në 22 dhjetor 2020, një muaj e gjysëm para se të më arrestonin. Ajo që ndodh ësthë se në kohën që unë përgjohesha Prokuroia e Tiranës përgjointe edhe këta persona, që flisnin hapur, ku thoshin mos ja jep numrin e telefonit filanit se futemi në burg. E çfarë sekretesh kishin ata përveçse dakordësisë që kishin bërë me institucionet shtetërore.