Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka hapur dyert për banorët e saj të rinj, duke sjellë një atmosferë të mbushur me pritshmëri, strategji dhe emocione. Që në ditët e para, loja ka nisur fuqishëm me debate mes personazheve që po shfaqin karakteret e tyre të veçanta. Por edhe ato shkëndijat e para dhe pëlqimet mund të themi se kanë filluar.
Xumi dhe Egli kanë vendosur të qartësojnë disa gjëra në lidhje me situatën që është krijuar mes tyre ku në njëfarë forme banori ka shprehur pëlqim por Egli është konfuze se si arriti kjo gjë deri këtu.
Egli: Unë mendoj se gjestet vijnë pasi gjëja ka krijuar një rrjedhë kronologjike. Ti ke shkuar vëlla nga 0 direkt tek 100. E kupton? Ndërkohë që ne nuk kemi pasur në asnjë moment një kafe. Një muhabet që kam bërë me Marjusin, Jozin apo Aldon. Ne nuk e kemi pasur këtë moment kurrë bashkë. Si shkoi deri këtu? Se unë jam në shok për vete.
Xumi: Ke shumë të drejtë.
Egli: Nuk di si të sillem.
Xumi: Në momentin e parë që të kam parë që ke hyrë. Mendja ime ka thënë për ty që ti ke sytë më të bukur që mund të ekzistojnë si person. Shkëlqejnë në një lloj mënyre.
Egli: Kam pikëpyetjet e mia.
Xumi: Në moment që të kam dëgjuar duke u rrëfyer me ke ngacmuar brenda si njeri.
Pasi diskutuan në lidhje me situatën e Babagjyshit Egli i tha se:
Rendi kronologjik i të shkuarit këtu për dy ditë mua më habit. Unë nuk mund ta ndjej dhe ta perceptoj kështu situatën dhe ndihem edhe keq paralelisht.