Ish bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe habiti jo pak kur tha se ai nuk është përgjegjës për shkatërrimin e jetës dhe karrierës së saj në muzikë. Për këtë gjë ai fajësoi kolegët shqiptarë, që donin që Parashqevi të dështonte.
“Kur erdhëm në Shqipëri përgatitëm një album, u përpoqëm, por nuk është e thjeshtë të arrish gjërat. Ne erdhëm në Shqipëri kur presidenti Berisha u rrëzua. Por ndryshe nga Amerika, Shqipëria është një vend i vogël. Unë këtu u habita, pasi nuk isha mësuar me nivelin e xhelozisë profesionale nga kolegët dhe gjërave që iu bënë asaj për të mos ia dalë mbarë. Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira për veten e saj. Unë nuk kam parë kurrë që ajo të përdorte drogë. Ishte një fatkeqësi dhe uroj që askush mund ta kalojë,” tha Nofle.
Po ashtu, edhe biznesmeni Elton Ilirjani mbajti të njëtin qëndrim. Ai zbuloi se vetë Parashqevi nuk fajëson ish-burrin, por “shqiptarët”.
“Parashqevi më ka thënë disa të vërteta. Roberti nuk i ka bërë keq. Ajo thotë fjalët më të mira për të. Ajo nuk thotë se ai e ka ndarë nga djali. E kam pyetur se pse nuk është më Robertin. Ajo më tha: Sepse mua më kanë shkatërruar jetën shqiptarët. Unë mendoj se Parasheqvi është viktimë e një xhelozie të madhe ndaj një ikone siç ishte ajo,” tregoi ai.