Parashqevi Simaku u shfaq diten e djeshme ne te gjitha portalet dhe mediat shqiptar ne nje gjendje te mjerueshme ku tregonte se ishte e pastrehe dhe priste ne rradhe per ndihma.
Ajo dukej ne nje gjendje jo te mire dhe sic u perfol ka kaluar edhe disa faza jo te mira shendetesore me nje hemoragji cerebrale dhe depresion pas divorcit me ish-bashkeshortin e saj dhe marrjen e kujdestarise nga ana e tij te djalit e tyre.
Por fale ndihmes se shqiptareve ne Amerike me ne krye biznesmenin e njohur Elton Ilirjani ajo sot eshte shendoshe e mire dhe gjithcka po permiresohet ne gjendjen e saj.
Sonte ne Top Story Grida Duma e hapi emisionin e saj me nje monolog per ikonen e muzikes Parashqevi Simaku.
Gjithashtu i ftuar ne emisionin e saj ishte edhe vellai i madh i kengetares Parashqevi Simaku, Arben Simaku i cili me lot ne sy tha:
”Jam shume i kenaqur qe e pashe dhe qe motra ime eshte mire. I kishim humbur kontaktet prej vitesh. Prinderit e mi nderruan jete me pengun per Parashqevine pasi qe te dy prinderit e kishin pike te dobet vajzen e tyre. Mamaja donte te fliste me Parashqevine ne momentet e fundit por nuk mundi. Ky ishte amaneti i saj. Tani edhe te vdes do vdes i qete pasi amaneti i nenes time shkoi ne vend.”
Nder te tjera Arben Simaku tha qe falenderon nga zemra dhe nga shpirti Elton Ilirjanin, kete njeri hero per familjen e tyre, qe e ndihmoi kaq shume motren e tyre dhe i bashkoi serisht. Gjithashtu ai theksoi se mezi po pres te takoj motren e tij.