Dosja.al mëson se Manushi ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga Klajdi Serjani.
TIRANË- 20-vjeçari Euxhenjo Manushi i arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar për trafik drogë është djali i muzikantit Adriano Manushi (Adi Sybardhi). Dosja.al mëson se Manushi ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga Klajdi Serjani.
Gjatë kontrollit nga Policia, në mjet janë gjetur 1 kg e 50 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila kishte një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh. Ndërkohë që vetë muzikanti ka reaguar disa orë më parë për arrestimin e djalit në tij.
Duke postuar foton e të birit në Facebook, Adi Sybardhi shkruan: Allahu te begatoft shpirti babit.