Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e tij, në takimin e tij me 21 kardinalë të rinj në Vatikan. Një pjesë e qafës së papës ishte e mbuluar me një fashë të madhe. Sipas mediave të huaja, pamjet kanë alarmuar besimtarët.
Ndërkohë, zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se hematoma u shkaktua kur Papa Françesku u godit me tryezën e tij pranë shtratit në mëngjes.
Nga ana tjetër, Papa duke iu drejtuar kardinalëve, u kërkoi atyre që të kenë gjithmonë parasysh se misioni i tyre kërkon veprim të vazhdueshëm që synon ndërtimin e unitetit dhe solidaritetit, me theks të veçantë në kujdesin ndaj qytetarëve më të dobët.