Ditën e djeshme, një prej ish konkurrenteve të ‘BBV3’ Sara Gjordeni, festoi ditëlindjen. Mesditën e sotme ajo ndau në rrjete sociale disa fotografi teksa dukej tepër e lumtur nga surpriza që kishte marrë nga partneri i saj, Bardhi, romanca e të cilëve nisi brenda mureve të “BBV3”.
Por, ndjekësit vunë re një tjetër detaj në ditëlindjen e Sarës, urimin e veçantë nga kunata e saj, Afërdita Idrizi.
Rikujojmë që ka qenë motra e Bardhit ajo që nuk ka pranuar të takojë Sarën gjatë një spektakli në Big ku hyri për të surprizuar vëllain e saj. Por si janë sot raportet mes saj dhe Sarës?
Motra e Bardhit pranon se e ka gjykuar në fillim Sarën, por i la kërkuar më pas falje dhe sikurse tregon, tashmë raporti mes tyre është shumë i mirë.
“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!
Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty”, shkruan ajo.