Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, të cilat do të zhvillohen më 5 nëntor, janë “një zgjedhje mes komunizmit dhe lirisë”.
Kandidati republikan i bëri komentet gjatë një fjalimi në shtetin e Miçiganit, ku rivalja e tij, Kamala Harris, ka fituar terren që kur u bë zyrtarisht kandidatja demokrate për president.
Trump pretendoi se Harris është një “marksiste” dhe e akuzoi atë si “radikale” për premtimin e kontrolleve të çmimeve “të stilit komunist” dhe kujdesit shëndetësor falas, të financuar nga taksapaguesit.
“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes demokratëve dhe republikanëve. Është një zgjedhje mes komunizmit dhe lirisë. Për këtë bëhet fjalë”, tha ai.
Trump e quajti periudhën parazgjedhore si një makth, i cili do të përfundojë shumë shpejt, duke i mëshuar bindjes së tij, se do t’a mund Harrisi-in.
“Makthi juaj i gjatë ekonomik do të përfundojë shumë shpejt…Kthejeni atë me votën tuaj. Ne do ta mposhtim shoqen Kamala Harris dhe do të rikthejmë ëndrrën amerikane – më të madhe, më të mirë, më të fortë dhe thjesht më të mirë.” –përfundoi ai.