Prej vitesh, tashmë drejtuesja e TCH, Lori Hoxha është në një lidhje me Vis Bajraktarin, edhe pse shumë hermetike për jetën private, herë pas here nuk kanë munguar fotot e çiftit ku shfaqen bashkë nëpër evente apo festa të miqve. Por tani duket se marrëdhënia e tyre do të shkojë në tjetër nivel. Nga njerëz afër tyre flitet se Lori Hoxha po planifikon dasmën në një resort luksoz në Meksikë.
Ceremonia ashtu siç është edhe stili i jetës së Lorit parashikohet të jetë e rezervuar në bujë dhe pjesmarrës ndaj lista e të ftuarve mendohet të mos i kalojë 40 personat, të cilët do të jenë njerëzit më të afërt, miq dhe familjarë të trashëgimtares të TCH. Pas shumë personazheve që realizuan dasmat e tyre jashtë vendit, as Lori nuk i shpëtoi kësaj tendence.
Edhe pse flitej se dikur kishte fokus Dubain për këtë qëllim, Lori nuk hoqi dorë nga destinacionet e largëta dhe mesa duket do të jetë Meksika vendngjarja e një date të shënuar për ate dhe Visin. Hera e parë që Meksika bëhet vend martese për personazhe të famshëm shqiptarë, pasi deri me sot nuk na kujtohet një rast i dytë. Ndoshta frymëzim ka qënë Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj që në Meksike realizuan pushime dhe xhiruan disa skena për filmin që pritet ta finalizojnë së shpejti.