Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë mund të ‘interpretohet’ edhe si strategji loje për të qëndruar sa më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E kështu mendojnë edhe disa nga banorët e këtij edicioni të BB VIP3, mes tyre edhe Rike Roçi. Gjatë një bisede me Julian Dedën, ajo u shpreh se nuk ka dashur që të krijojë romancë në këtë format pasi “pllaq-plluqet” i bën në shtëpinë e saj.
Banorja vijoi me ironinë duke thënë se “pllaq-plluqet” tashmë dihen që ecin në “Big Brother Vip”.
Rike: Po më thoshte mua Françeska pse nuk lidhesh. I thashë nuk kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq dhe pllaqe-plluqin e bëj të shtëpia ime.
Juli: Kështu të jep ide të papame Françeska.
Rike: Është normale që pllaq-plluqet këtu ecin. Ecin bëjnë super lojtarë, super lojtare nuk bëjnë asgjë veç “ho-ho-ho”, edhe njihesh edhe bën pllaq-plluq edhe oçe-oçe.