Moti i keq pritet të përfshijë të gjithë vendin me reshje intensive shiu dëbore dhe temperatura të ulëta në orët në vijim.
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për shtrëngata ngrica dhe vështirësi në qarkullim sidomos në zonat malore dhe ato më të prekura nga reshjet. Reshjet më të forta do të përqendrohen në qarqet Vlorë Gjirokastër Dibër Durrës Tiranë dhe Korçë. Në zonat malore mbi 300 metra lartësi pritet dëborë e dendur. Në Kukës reshjet nisën gjatë natës dhe u shoqëruan me erë të fortë duke shkaktuar probleme në disa rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar që strukturat lokale dhe qendrore të jenë në gatishmëri për të menaxhuar situatat emergjente. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve dhe të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo ngricash. Zonat veriore tashmë janë zbardhur nga dëbora dhe reshjet po vijojnë duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe duke kërkuar përkujdesje të shtuar nga drejtuesit e automjeteve