Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku Pëllumb Meta u vra nga familjarët e tij dhe u gropos në oborrin e banesës.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në një emision televiziv se mes djalit të vogël të familjes Meta, Amarildos dhe motrës së Pëllumbit, janë shkëmbyer disa mesazhe pas zhdukjes së tij.
Sipas Lalës, interesit të hallës për të vëllanë, Amarildo i përgjigjej shumë ftohtë, gjë që sipas saj tregonte se ata donin që gjithçka të mbahej në fshehtësi të plotë.
“Gjithë historia vërtitet rreth Blerina Metës, gruas së viktimës. Arsyeja pse ajo është lënë e lirë kur ka pasur dijeni për groposjen e kufomës. Unë mendoj se arsyet pse ajo është lënë e lirë, janë teknike hetimore. Deri më tani sipas hetimeve, i dyshuar si ekzekutor i babait, është djali i madh, Hyseni, ndërsa vajza dhe djali tjetër kanë ndihmuar në asgjësimin e kufomës.
Ftohtësia e fëmijëve është vrastare. Prandaj unë e shoh rolin e Blerina Metës si kyç në këtë histori. Që në momentet e para, kam arritur të kuptojë që jo nuk mund të jetë kjo autore, ose e përfshira e vetme në këtë histori. Halla e fëmijëve, motra e pëllumb Metës, pas denoncimit të zhdukjes fliste me djalin e vogël, Amarildon, me mesazhe. Ai i përgjigjej ftohtë kur ajo e pyeste çfarë ka ndodhur me babain. ‘Asgjë akoma’, e ka në dorë policia’”, tha Lala.