Kosova ka për synim tregun ndërkombëtar me fabrikën e re të municionit që do ta ndërtojë kompania turke “MKE”.
Por synim primar i saj do të jetë furnizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
“Ideja është që të krijohet një fabrikë shtetërore, që të ketë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë me këtë fabrikë dhe që synim primar do të ketë furnzimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me municione për nevojat e brendshme dhe gjithashtu për të eksportuar kur do ta kemi mundësinë për ta bërë këtë”.
Nga këndvështrimi ekonomik, nëse ajo nuk do të sjellë fitime, do të jetë barrë për buxhetin.
“Nëse fizibiliteti na rezulton që është pozitiv në ato mundësitë e eksportit, gjithsesi në mënyrë që projekti të mos dështojë, sepse rreziku është nganjëherë që ne kemi synime të mëdha, pastaj rrugës shohim që mund të jetë e parealizuar. E para duhet që të menaxhohet mirë projekti, të ketë transparencë të mirëfilltë, mos të ketë përfshirje të gjërave negative në projekte të mëdha dhe mendoj që duhet të ketë edhe një koncesus poltiik të përgjithshëm në vend”, ka thënë Shyqiri Bytyqi për MAT, sekretar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.