E njohur si Tasha e “TikTokut”, gjyshja e arrestuar për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar,
Natasha Rombula ka reaguar gjatë shoqërimit nga policia në Gjykatë.
Pasi u la në masën “arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku,
ajo është shoqëruar nga policia jashtë gjykatës.
Në këtë moment ajo ka kërkuar të flasë me gazetarët, dhe më pas është dëgjuar të thotë “kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”.
Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.