Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të nzbuluar në Tiranë, ku 27-vjeçari Benard Çullhaj ngacmonte dhe shantazhotne seksualisht një 15-vjeçare.
Gazetarja Bleona Sari raporoti se 27-vjeçari kishte hapur llogari në rrjetet sociale me foto të vajzës, në të cilët shkruante shprehje denigruese.
Në këmbim të mbylljes së këtyre llogarive, ai i kërkonte asaj foto nudo dhe marrëdhënie seksuale.
Siaps gazetares, vajza nuk kishte folur kurrë më parë me të riun, deri sa ai e kërcënoi.
Por këtë skemë ai e kishte përdoru dhe me dhjetëra vajza të tjera, teksa rasti më i rëndë është ai i një 12-vjeçareje.
“Kishte hapur disa profile në rrjetet sociale me foto normale të vajzës, por që kishin shprehje denigruese në to. Për t’i mbyllur këto llogari, ai e shantazhonte. Fillimisht duke i kërkuar foto nudo. Vajza nuk kishte komunikuar më parë kurrë me këtë person dhe nuk e njihte. Kur ai pa se vajza nuk po binte pre e shantazhit, ai e kërcënoi edhe duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza u ka treguar vetë prindërve, por pas disa javësh, pasi fillimisht kishte frikë. Ai komunikonte me vajzën nëpërmjet profileve false.
Ndërkohë, kur janë bërë denoncimet ishin edhe dy vajza të tjera, që po ky person i kishte shantazhuar. Trezultoi se ai kishte shumë adresa fallco, me të cilat shantazhonte disa vajza të tjera, rasti më i rëndë ishte një vajzë 12-vjeçare. Ishte një pedofil serial, por fatmirësisht rast i parandaluar”- tha gazetarja.