Avokatja e Naim Murselit, të akuzuarit për inskenimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona në Kovosë, Teuta Zhinipotokut në një intervistë Murseli ka deklaruar se është totalisht i pafajshëm për këtë ngjarje pavarësisht akuzave dhe dëshmive të dhëna në fillim në polici.
“Naim Murseli ka përfunduar deklaratën në lidhje me ngjarjen që ndodhi në ditën kritike. Nuk mund të flasim për akuzë por qëndrimi i tij është ndryshe nga denoncimi që është bërë. Dëshmia e Naimit është e ndryshme nga ajo që ai ka dhënë në polici kur është arrestuar.
Sa i përket asaj pjese, për momentin nuk kemi çfarë të deklarojmë, por deklarata do publikohet më vonë, se tani për tani jemi në fazën e hetimeve.
Gjendja emocionale dhe psikologjike nuk mund ta sqaroj sepse nuk jam kompetente për atë fushë. Ka pasur kontakte me familjarë, po ashtu i është lejuar telefonata me një numër të caktuar që e ka lejuar gjykata.
Me sa jam në dijeni nuk ka pasur komunikim me fëmijët, se janë jashtë shtetit të Kosovës. Ndodhen me familjarët e Naimit, me prindërit e këtij të fundit.
Nuk ka ende afate kohore se kur do të ketë një akuzë apo dënim zyrtar për Naimin. Por nuk do vonojë shumë që të ngrihet akt-akuzë nga ana e Prokurorisë,” tha avokatja Zhinipotoku.
Naim Murseli dyshohet se i ka premtuar Granit Pllavës një shumë prej 30 mijë eurosh për të hequr qafe bashkëshorten e tij. Sipas mediave të Kosovës, Naim Murseli i ka dhënë 15 mijë euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër të pagesës do ia jepte më vonë.
Ai tentoi ta kamuflonte si grabitje duke deklaruar fillimisht se disa persona të armatosur i kishin bërë pritë dhe i kishin marrë sendet personale. Në deklaratën pas ngjarjes për policinë, ai tregoi se i tmerruar kishte marrë dy fëmijët e tyre të mitur dhe ishte larguar. Por sipas tij Liridona kishte mbetur në makinë dhe ishte qëlluar nga grabitësit.
Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.