Heidi dhe Fation kohëve të fundit janë parë tepër të shoqëruar me njeri-tjetrin. Por gjatë ditës së sotme, ata janë shfaqur me një debat të ashpër mes tyre.
Sipas Fationit, Heidi e përdor në mënyrë ‘të keqe’ respektin që ai jep ndaj saj.
“Respektin e keqpërdor? Të vish ti me atë llojë arrogance të më bësh mua? Mua? Jo Fation , nuk ndodh!”- iu kthye Heidi, po ndodhi dhe njëherë e ke pisk punën!
“S’ishte shenjë arrogance por ishte çështje mërzie”- i kthehet Fationi.
I gjithë ky debat ka filluar nga Fationi, i cili me tepër sinqeritet i ka kërkuar Heidit të bëjë sikur ai nuk ekziston në shtëpi nëse ajo e keqpërdor respektin e tij.