Temperaturat këto ditë janë rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore ose pak mbi vlerat mesatare, ndërsa reshje atmosferike nuk ka fare nën ndikimin e fortë të mases së thatë ajrore anticiklonike e pritshme kjo pas një periudhe me reshje paksa më të shpeshta.
Sot moti po kthjellohet, por në Kosovë dhe disa zona tjera kontinentale do të fryjnë erëra paksa të ftohta nga veriu, megjithatë dielli i fortë dhe temperaturat nuk pësojnë ulje. Fronti i i ri, i ftohtë ajror arrin mëngjesin e së shtunës me reshje kalimtare shiu e bore ndërsa gjatë dhe sidomos pas frontit fuqizohen erërat e ftohta nga veriu, ndërsa vazhdojnë fjollat sporadike të borës të karakterit lokal.
Njëkohësisht nga Evropa qendrore vjen ajri edhe më i ftohtë sidomos të dilelën, me ulje të mëtujeshme të temperaturave dhe reshje lokale bore në disa vise kontinentale sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Reshjet e borës do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, por nganjëherë mund të dhurojnë pamje spektakolare afatshkurtra.
Ulja e temperaturave do të ndjehet më shumë në Kosovë, Luginë dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në Shqipëri pak a shumë, ndërsa fjollate borës nganjëherë mund të japin pamje të bukura (të dielën dhe të hënën).
Fjollat e borës të herëpashershme vazhdojnë edhe të hënën ku priten edhe një ditë e ftohtë. Këto masa të ftohta ajrore vijnë si pasojë e sistemeve ciklonike që nga Skandinavia depërtojnë thellë në lindje të Evropes dhe Euroazi.
Shqipëria nën ndikimin edhe më të fortë anticiklonik kryesisht pa reshje fare.
Fundi i Janarit shënon fuqizimin edhe më të fortë të anticiklonit dhe njëkohësisht rriten temperaturat, ngase sistemet frontale nga veriu e lindja do të largohen përfundimisht nga territoret tona thellë e më thellë në lindje, prandaj sa përket këtij Janari kënaquni me këto fjolla të herëpashershme bore të dielën dhe të hënën.
Ndryshim të gjendjes sinoptike presim në Shkurt, se në çfarë mase e fuqie mbetet vetëm të shihet ngase çfarë të themi tani mundemi vetëm të spekulojmë.