“Zonja e Vjetër” merr frerët e sfidës, Milik bën diferencën në fushën e blertë
Vetëm 11 minuta u kanë mjaftuar “Bardhezinjve” të skuadrës së Juventus, për të marrë avantazhin, në “Allianz Stadium”, ndaj skuadrës së Frosinone, duke filluar kështu festën e tifozëve, të pranishëm, në “mitikun” e Torinos.
Një ndërhyrje e gabuar e anësorit, Pol Lirola nuk shpëton pa u vënë re nga kryesori, Luca Sacchi, i cili akordon menjëherë një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “bomberi” polak, Arkadiusz Milik nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0.
Nuk ka mjaftuar me kaq pasi në minutën e 38 Arkadiusz Milik ka shënuar dhe golin e dytë duke e çuar ndeshjen në 2:0 për bardhezinjtë e Allegrit.
Mbrëmja e sotme ka shënuar plot 400 ndeshje të Massimiliano Allegrit me skuadrën e Juventus.