Raportohet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës. Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se është qëlluar drejt një automjeti tip ‘Range Rover’.