Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga vrasja e Enver Ballës në Durrës.
Krimi i rëndë u krye nga djali i tij, Esmerald Balla i cili fillimisht bëri denoncimin në polici se babai i tij ishte zhdukur. Hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij dhe dyshuan në detajet kontradiktore që i riu dha për çelësin e kasafortës në banesë ku ndodhej një shumë e madhe parash.
Ndërkohë Esmerald Balla kishte sajuar edhe historinë se i ati kishte ikur me një grua, e cila i kishte shkruar në Instagram. Por ku policia vendosi të sekuestrojë celularin, në të u gjetën prova interesante që zbërthyen ngjarjen.
Përveç fotove të vajzave të gjetura në celular u gjet edhe një screenshot bisede, një grua që i shkruante se kishte ikur me babanë e tij. Por nga hetimi u zbulua se i njëjti profil që i kishte shkruar ishte i tij, i hapur në celularin e tij, duke zbuluar mashtrimin.
Esmerald Balla dyshohet se vrau babain e tij, pasi i i mori një shumë lekësh në kasafortë.
Sipas policisë, ai në bashkëpunim me Edison Brahaj, 25 vjeç, transportuan me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.