Ndonëse dhimbja vijon të jetë e madhe pas humbjes së “qendrës së shtëpisë”, Kostandinës, në familjen e Agron Llakajt sot ka festë.
Nipi i tij feston ditëlindjen e tij të 6-të dhe në këtë ditë kaq speciale s’kishte si të mungonte dhe një urim nga gjysh Agroni.
Në “Instagramin” e tij, aktori ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Kostandinën dhe Teosin kur ishte 1-vjeç.
Përmbi foto Agroni shkruan: Teos dashuria sot 6 vjeç… e para ditëlindje pa nëna Kostandinën birush i ëmbël, por nga lart ajo na dërgon vecc urime dhe bekime për ty diell. Edhe 100 o dashuri! (Kujtim kur ti birush ishte 1 vjeç)