Çfarë u ndodhi? Ilnisa dhe Ledjona shpërthejnë në lot jatë spektaklit të BBV: Lufto për mua aty…
Për Ilnisën dhe Ledjonën duket se eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, nuk është aspak e lehtë. Kjo për shkak se dy gazetaret e njohura kanë 3 javë pa kontaktuar me vajzat e tyre.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Ledion Liço u përcolli dy banoreve nga një mesazh nga vajzat e tyre.
Ledioni tha se vajza e Ilnisës e ndjek dhe vazhdon kursin e pianos, ndërsa vajza e Ledjonës kishte mesazhin “lufto për mua aty brenda”.
Mesazhet u pritën me lot nga dy konkurrentet, por edhe banorët e tjerë.