Ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” vazhdojnë që të tërheqin vëmendjen e publikut. Mjafton një postim në rrjetet sociale apo ndonje deklaratë nëpër intervista të ndryshme dhe menjëherë e gjithë vëmendja është tek ata.
Ish-finalisti, Julian Deda, ka publikuar një ditë më parë një fotografi në “Instagram”, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit e tij. Në foton në fjalë, aktori i dashur për publikun shfaqet i veshur me një kostum veror ngjyrë jeshile. Ndërkohë krahas imazhit ai shkruan:
”Zbatht…!”, pasi nuk ka veshur këpucë.
Teksa komentet janë të shumta në këtë postim, vëmendjen e ka marrë ai i astrologes së njohur, Meri Shehu. ”Të duhej një zemër jeshile”, ka shkruar ish-banorja e BBV3, duke lënë edhe një emoji zemër jeshile. Nga ana tjetër, Juli ende nuk i ka kthyer përgjigje.