Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.
Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.
Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.
Ajo i është drejtuar këtij të fundit se, “nuk më plas të të çoj në finale, por ishte zgjedhje e Vëllait të madh”, ndërsa Romeo shihet në siklet nga përgjigja e Eglës.