Pas prime-it të djeshëm, debatet Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri vazhduan deri në orët e para të mëngjesit.
Protagonistë u bënë sërish Liami dhe Egla, të cilët ofendonin njëri-tjetrin.
Liami i thotë Eglës se ajo është një parazite që i rëndon tokës kot, ndërsa Egla nga ana e saj i kërkonte që të mos prekej asnjë gjë e saj.
Në këtë moment, i pranishëm në dhomë të gjumit ishte dhe Romeo që ndërhyri për t`i thënë Liamit që të mos i përndiqte njerëzit dhe t`i linte të qetë.
Mes tyre pati dhe një afrim fizik.
Romeo: Mos m`u afro ore gjigand, a merr vesh, o shoku më dëgjon mua apo jo ore
Ndërsa Liami vazhdonte me ofendimet e tij ndaj Eglës
Liami: Ti motra je një njeri i fëlliqur
Egla përpiqej të shuante gjakrat duke i thënë Romeos, që mos e prek