Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, kanë qenë të shumta kun ë disa raste banorët janë përplasur me njëri-tjetrin me debate të forta dhe në ofendime të rënda.
Kësaj here protagonistë të debatit, kanë qenë Egla, Liami dhe Jetmiri. Ata janë përfshirë në situata të rënda gjatë 24 orëve të fundit në “Big Brother Albania Vip”.
Pas përplasjeve të ditës se djeshme, ku Jetmiri tha se do largohet nga programi, pasi Egla i ka thënë t’i shkul dhëmbët, situatat kanë vazhduar.
Në një moment, teksa qëndronin në dhomën e gjumit, Liami i ka përplasur Eglës disa enë pranë kokës, duke i shkaktuar zhurmë të fortë.
“Po pres mjekun, tani po pres mjekun”, dëgjohet të thotë Egla teksa qan, ndërsa Heidi, Romeo dhe Graciano i qendrojnë afër.
Romeo i kërkon të dalë jashtë të qetësohet teksa i përsërit: “Pse mërzitesh dhe ke frikë nga plehrat”.
“Çfarë kusuri kam unë të ndihem e frikësuar”? Egla përlotet pas përplasjes së tenxhereve nga Liami, është një prej videove të publikuara nga faqja zyrtare e spektaklit.
Debatet mes Eglës dhe Jetmirit, kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.
Erjola Doci, përsërit disa herë cfarë janë këto lojëra, ndërsa Egla thotë “nuk e ndihmoj dot veten tani”.
Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë konflikti, megjithatë kjo është hera e parë që Egla përfundon në këtë situatë gjatë spektaklit të këtij viti, pasi që nga hyrja ka qenë “agresive” dhe “luftarake”.