Dy banorët e Big Brother VIP, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno janë përfshirë sërish në një debat mbrëmjen e kaluar. Teksa Meritoni po diskutonte me Julin dhe Jetmirin, aty vjen Egla. Kjo nuk i ka pëlqyer djemve dhe me pas ka nisur edhe debati.
Meritoni thotë se Egla pi dy gota, vjen në qejf dhe pastaj i trashet gjuha, ndërsa i kujton aktores se e ka quajtur përndjekës dhe maniak.
Ndërkohë Egla e akuzoi Meritonin duke i thanë se ai e quan pijanecë. Ndërkohë që debati mes tyre po vazhdonte, Juli dhe Jetimiri u larguan nga ambienti.
Egla: Po është rrugë kalimi! Kam pire tre gota, jo dy
Meritoni: Kujdes kur të ecësh
Jetimir: Nuk kemi asnjë interes ta vazhdojmë
Jetmiri: Jo, por nuk kemi interes, nuk të shikojmë dhe nuk të vlerësojmë
Meritoni: Po na pengon në fakt
Egla: Çohu, dil tek dera e kuqe. Të thashë lëviz dhe nuk lëvize
Meritoni: Cila është logjika këtu! Na i prishi muhabetin
Egla: Mund ta vazhdoni, mund të largoheni
Meritoni: I ke pirë nja tre gota, je në relaks
Egla: Po sytë pse i bën si maniak
Meritoni: Për qejf i bëj, ca të pengon ty?
Meritoni: Si i bëka një maniak sytë, se përndjekës më ke bërë, maniak po më bën
Egla: Përndjekës je, nuk të kam bërë unë. Ti më ke bërë pijanecë
Meritoni: Unë nuk të kam thënë je pijanecë. Unë të kam thënë që ke pirë nja tre gota, je bërë qejflie dhe kur je qejflie ti del nga vetja.
Egla: Ooo pse qejfliet dalin nga vetja?
Meritoni: Ti po, del nga vetja, të trashet gjuha…ky është realiteti