Ish partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ndan një djalë, është përfolur shumë në media pas hyrjes së tij në “BBV3”. Ajo ka reaguar herë pas herë në lidhje me deklaratat e Meritonit në shtëpi rreth djalit të tyre.
Vetëm para disa ditësh ajo shkruajti në një story që mos të përmendet më emri apo imazhet e djalit të tyre dhe se kujdestaria i përket vetëm asaj.
Në një postim para pak orësh në Instastory ajo ka nxjerrë një foto në aeroplan nga ku shihet aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza”.
Mos ndoshta do të kemi një ballafaqim mes saj dhe Meritonit sot në Prime, apo ajo ka ardhur për qëllime të tjera në kryeqytetin tonë? Kjo mbetet për t’u parë.