Dikur ishin miq e kolegë që çdo moment e ndanin me njëri tjetrin, por për arsye ende të pa qarta prej kohësh aktorët Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja hedhin thumba në drejtim të njëri tjetrit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Intagram’ Veleshnja ka postuar një video performancë në spektaklin e humorit ku krahas Renada Cacit dhe Bes Kallakut është dhe Ermali.
“Po të bëj dhe ty tag se i ke qef këto skenat tona ti akoma i praktikon më vjen mir e jemi mentor për ty! Por sot në këto kohë që jetojmë vjedhja është art më vete, shruan Veleshnja”.
U aludua se dyshja në fjalë kishin bërë paqe e se ishte sqaruar gjithçka por mesa duket nuk qenka e vërtetë. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga producenti.