Santiana Maloku ish konkurrente e Big Brother Kosova ka folur së fundmi për raportin e saj me djemtë,
teksa është në një lidhje. E ftuar së fundmi në emisionin SOL në Klan Kosova,
ajo ka treguar se ka më shumë shokë për shkak se ka një tip tjetër dhe se ndihet më rehat.
Ish-banorja e Big Brother theksoi se partneri i saj nuk e pengon në këtë aspekt,
meqë e njeh se si është, ndërkohë që kur ajo ishte brenda shtëpisë u përfol shumë për afrimitetin me Bucin.
“Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë.
Unë gjithë kohën punoj me meshkujt, si fotografët se jam modele. Nuk e di, ndoshta edhe vetë jam tip më gango.
Më përshtatet më shumë muhabeti me meshkuj se me femra.
Mendoj që ndihem më mirë se e di që nuk ka xhelozi. Partneri im nuk ma ndal asnjëherë me pas shokë se e di si jam unë”, tha ajo