Bardhi dhe Sara Gjordeni futen së bashku në vaskë, nuk mungojnë puthjet e përqafimet mes çiftit (Video)
Bardhi dhe Sara Gjordeni janë një nga çiftet që po marrin vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Albania 3. Ata po shijojnë kohën e tyre brenda, ndonëse kanë pasur disa herë keqkuptime me njëri-tjetrin.
Të njëjtit së fundmi janë futur në vaskë së bashku, teksa kanë folur për nominimin e natës së sotme, ku është e përfshirë edhe Sara. Ajo i thotë këngëtarit se nëse del do t’i vijë keq, meqë nuk ka më një biletë fati.
“Do më vijë keq nëse dalë. Mos e mendo shumë”, u shpreh ajo.
Veç modeles, në nominim është edhe Egla Ceno, Julian Deda dhe Gazmend Ujkashi.
Njëri prej tyre do të lë sonte garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.