Bardhi dhe Sara Gjordeni janë një nga çiftet që po marrin vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe në Big Brother VIP Albania 3. Ata po shijojnë kohën e tyre brenda, ndonëse kanë pasur disa herë keqkuptime me njëri-tjetrin.
Të njëjtit së fundmi janë futur në vaskë së bashku, teksa kanë folur për nominimin e natës së sotme, ku është e përfshirë edhe Sara. Ajo i thotë këngëtarit se nëse del do t’i vijë keq, meqë nuk ka më një biletë fati.
“Do më vijë keq nëse dalë. Mos e mendo shumë”, u shpreh ajo.
Veç modeles, në nominim është edhe Egla Ceno, Julian Deda dhe Gazmend Ujkashi.
Njëri prej tyre do të lë sonte garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.