Mbrëmjen e së shtunës banorja më e re që u bë pjesë e Big Brother Vip 3, ka qenë aktorja Julia Ilirjani.
Ajo prej vitesh kishte vendosur që të shkëputej nga ekrani shqiptar, duke vazhduar jetën së bashku me vajzën e saj, Renenë, në New York. Nga videot që e bija, Rene, një “influencer” mjaft e njohur në “TikTok” poston kemi mësuar se pranë tyre është dhe Elton Ilirjani.
E teksa të gjithë mendonim se Julia e kishte vëlla Eltonin, pasi dhe vetë Rene në videot e saj i drejtohet “daja, daja”, e paskemi pasur gabim.
Vetë vajza e Julias, në një tjetër video në rrjetin e saj social ka bërë me dije se Eltonin nuk e ka dajë biologjik, por ai është kushëriri i nënës së saj.
“Nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin që ka dhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme. Eltoni nuk është daja im biologjik, domethënë nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë, që ne në Shqipëri kur kemi ndonjë kushëri i themi daja, daja”, dëgjohet të thotë Rene.
Ndërkohë, edhe vetë Eltoni ka postuar një foto të Julias ku i ka uruar suksese në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip!