Romeo dhe Ilnisa kanë debatuar për shkak të situatave të ndryshme të krijuara në shtëpi. Gjatë këtij debati është përfshirë edhe Meritoni, i cili ka kritikuar mënyrën e komunikimit me partneren e tij.
Por nga ana tjetër, duke qenë se marrëdhënia e tyre shoqërore është krisur, Romeo i është kundërpërgjigjur.
Debati i plotë i zhvilluar mes tyre:
Ilnisa: Me ty nuk mund të diskutohet, sepse me këdo që të vjen përballë bën intriga.
Romeo: Me mua diskutohet por pa intriga.
Ilnisa: Ku ekziston intriga që të të fus ty në grackë
Romeo: Sapo e bëre tani.
Ilnisa: Çfarë bëra unë tani?! Pse duhet ta çosh muhabetin tek intriga.
Romeo: Ti je ajo që del me deklarata që do të jem kundra Roemos.
Ilnisa: Këtë e ke sajuar ti.
Romeo: Ore e ke thënë ti. Dole keq me atë çunin, të flaki, që të vuri të gjykoheshe nga komentet dhe prandaj je ndjerë keq.
Ilnisa: Pse mendon që të gjithë njerëzit ta kanë me të futur dhe duan të të bëjnë intrigë?
Romeo: E shoh se po e bën ashiqare. Kur e kanë bërë e kam thënë.
Ilnisa: A mendon se nuk kam me çfarë merrem ndërkohë që po flas me ty?!
Romeo: Ti e di shumë mirë se me kë po merresh.
Ilnisa: Paske një vetësiguri të paparë për veten. Ti e di mirë kë ke përballë, ma thuaj.
Roemo: Unë të thash ti e di mirë se kë ke përballë. Ti tjetër gjë bën, e tjetër gjë thua.
Meritoni: A ka mundësi të mi heqësh këto shpirti, zemra. Vëlla kur jam unë këtu për respekt mos thuaj.
Romeo: S’ia thash me atë konotacion. Po ia fut kot.
Meritoni: Kur flas më thuaj në sy.
Romeo: Kjo është femra jote dhe i them shpirti zemra në atë konotacion. Aq poshtë më di mua? Nuk ia thashë fare në atë kuptim. Je tendencioz keq. Të kam folur shumë mirë dhe ke bërë gjërat për të cilat unë të kam folur. Por do e kuptosh me vonesë.